Avokat
Shërbime Avokatie
a) Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; b) Rregullore nr. 1, e ISSH-së, datë 19.10.2009 “Mbi administrimin dhe llogaritjen e pensioneve”.
a) E veja:
b) Burri i ve:
c) Jetimi:
d) Prindërit:
e) Nipërit e mbesat:
f) I/e veja humbasin të drejtën për pension familjar kur martohen.
Pensioni familjar është pjesë e pensionit që kishte ose i takonte të ndjerit/ës. a) Personi i/e ve, merr 50% të pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i/e ndieri/a, kur është i/e vetëm dhe për çdo pjestar tjetër merr 25%, me kusht që shuma e pensionit të mos kalojë 100% masën e tij; b) Kur e veja nuk është pjestare e pensionit familjar, dhe përfitues është vetëm një jetim, masa e pensionit për jetimin është 50% e pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i ndjeri; c) Kur e veja nuk është pjestare e pensionit familjar, dhe përfitues janë dy ose më shumë persona, masa e pensionit familjar për secilin prej tyre është 25%, por jo më shumë se 50% e pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i ndjeri; d) Shuma e një pensioni familjar nuk duhet të kalojë masën e pensionit që merrte ose do të merrte personi që vdes; e) Jetimi merr pension familjar edhe nëqoftëse prindi që jeton është i punësuar, është ekonomikisht aktiv ose merr një pension si të drejtë të tij. Në këtë rast masa e pensionit për çdo jetim ose person tjetër që përfiton është 25% e pensionit që i takonte të ndjerit, por jo më tepër se 50% e tij; f) Jetimi që humbet të dy prindërit merr një pension jetimi për sejcilin prej tyre.
Nga data 1 maj 2022, në zbatim të VKM nr. 252, datë 29.04.2022 “Për procedurat e ofrimit të shërbimeve online nga institucionet shërbimofruese dhe për metodologjinë e monitorimit e të kontrollit të veprimtarisë administrative të ofrimit të tyre”, të gjitha aplikimet për shërbimet që ofron Instituti i Sigurimeve Shoqërore realizohen vetëm online, në platformën e-Albania.
Persa i përket pensionit familjar, aplikimi bëhet në portalin zyrtar e-Albania, duke zgjedhur sherbimin: “Aplikim për pension familjar”.