Pensioni Familjar
Baza Ligjore:
a) Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
b) Rregullore nr. 1, e ISSH-së, datë 19.10.2009 “Mbi administrimin dhe llogaritjen e pensioneve”.
Kushtet e Përfitimit:
a) E Veja:
- Mbajtëse e një fëmije që ishte në ngarkim të të vdekurit, deri në moshën 8 vjeç;
- E paaftë për punë;
- Ka mbushur moshën 55 vjeç.
b) Burri i Ve:
- Mbajtës i një fëmije që ishte në ngarkim të të vdekurit, deri në moshën 8 vjeç;
- I paaftë për punë;
- Ka mbushur moshën 60 vjeç.
c) Jetimi:
- Kur ishte në ngarkim të personit që vdiq dhe është nën 18 vjeç, ose deri në 25 vjeç nëse studion ose është i paaftë për punë.
d) Prindërit:
- Kur kanë arritur moshën 65 vjeç ose janë të paaftë për punë;
- Prindërit e prindërve, njerku e njerka, nëse nuk kanë persona që detyrohen t’i mbajnë, kanë arritur moshën 65 vjeç ose janë të paaftë për punë.
e) Nipërit e Mbesat:
- Kur janë në ngarkim të atij që vdiq dhe bënin pjesë në të njëjtën familje me të, trajtohen si jetimë.
f) I/e Veja:
- Humbasin të drejtën për pension familjar kur martohen.
Masa e Përfitimit:
- Pensioni familjar është pjesë e pensionit që kishte ose i takonte të ndjerit/ës.
a) Personi i/e ve merr 50% të pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i/e ndieri/a kur është i/e vetëm, për çdo pjestar tjetër merr 25%, me kusht që shuma e pensionit të mos kalojë 100% masën e tij.
b) Kur e veja nuk është pjestare e pensionit familjar, dhe përfitues është vetëm një jetim, masa e pensionit për jetimin është 50% e pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i ndjeri.
c) Kur e veja nuk është pjestare e pensionit familjar, dhe përfitues janë dy ose më shumë persona, masa e pensionit familjar për secilin prej tyre është 25%, por jo më shumë se 50% e pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i ndjeri.
d) Shuma e një pensioni familjar nuk duhet të kalojë masën e pensionit që merrte ose do të merrte personi që vdes.
e) Jetimi merr pension familjar edhe në qoftë se prindi që jeton është i punësuar, është ekonomikisht aktiv ose merr një pension si të drejtë të tij. Në këtë rast, masa e pensionit për çdo jetim ose person tjetër që përfiton është 25% e pensionit që i takonte të ndjerit, por jo më tepër se 50% e tij.
f) Jetimi që humbet të dy prindërit merr një pension jetimi për secilin prej tyre.
Procedurat e Aplikimit:
Nga data 1 maj 2022, në zbatim të VKM nr. 252, datë 29.04.2022 “Për procedurat e ofrimit të shërbimeve online nga institucionet shërbimofruese dhe për metodologjinë e monitorimit e të kontrollit të veprimtarisë administrative të ofrimit të tyre”, të gjitha aplikimet për shërbimet që ofron Instituti i Sigurimeve Shoqërore realizohen vetëm online, në platformën e-Albania.
Persa i përket pensionit familjar, aplikimi bëhet në portalin zyrtar e-Albania, duke zgjedhur shërbimin: “Aplikim për pension familjar”.