Avokat
Shërbime Avokatie
Vendimi i huaj i divorcit duhet te jete ne perputhje me Ligjin Nr.9060, date 08.05.2003, “Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne ‘Konventen per heqjen e kerkeses per legalizimin e dokumenteve zyrtare te huaja”, eshte certefikuar sipas nenit 3, paragrafi i pare, te Konventes, duke permbajtur ne perputhje me nenin 4 te Konventes titullin, certefikaten e hartuar ne gjuhen zyrtare te autoritetit qe e leshon dhe ne nje gjuhe te dyte, ne gjuhen frenge "Apostille", sipas Konventes se Hages te dates 5 tetor ...
Gjithashtu vendimi duhet te jete perkthyer ne shqip dhe te jete vertetuar.
Nderkohe, nga vertetimi i leshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor perkates ne Shqiperi, duhet te konfirmohet fakti se para kesaj gjykate nuk kishte per gjykim ceshtje civile, me objekt zgjidhje marteses mes paleve.
Aktualisht zgjidhja e divorcit ME MARREVESHJE kryhet me lehte ne shtete te tjera se sa ne Shqiperi, per dallim nga procesi i zakonshem GJYQESOR, i cili kryhet me shpejt ne Shqiperi.
Nese divorci kryhet me vendim konsensual jashte Republikes se Shqiperise, eshte e rendesishme te legalizohet (te pajiset patjeter me vule apostile per vendet qe aderojne ne Konventen e Hages).
Na pyesni ne lidhje me formen e legalizimit.