Regjistrimi i divorcit të gjykatës së huaj në Shqipëri

Jam divorcuar jashtë, kam marrë vendimin me vulë apostile. Si mund ta regjistroj vendimin e divorcit në Shqipëri?

Legalizimi i Vendimit të Huaj të Divorcit

Vendimi i huaj i divorcit duhet te jete ne perputhje me Ligjin Nr.9060, date 08.05.2003, “Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne ‘Konventen per heqjen e kerkeses per legalizimin e dokumenteve zyrtare te huaja”, eshte certefikuar sipas nenit 3, paragrafi i pare, te Konventes, duke permbajtur ne perputhje me nenin 4 te Konventes titullin, certefikaten e hartuar ne gjuhen zyrtare te autoritetit qe e leshon dhe ne nje gjuhe te dyte, ne gjuhen frenge "Apostille", sipas Konventes se Hages te dates 5 tetor ...

Gjithashtu vendimi duhet te jete perkthyer ne shqip dhe te jete vertetuar.

Verifikimi nga Gjykata Shqiptare

Nderkohe, nga vertetimi i leshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor perkates ne Shqiperi, duhet te konfirmohet fakti se para kesaj gjykate nuk kishte per gjykim ceshtje civile, me objekt zgjidhje marteses mes paleve.

Divorci me Marrëveshje

Aktualisht zgjidhja e divorcit ME MARREVESHJE kryhet me lehte ne shtete te tjera se sa ne Shqiperi, per dallim nga procesi i zakonshem GJYQESOR, i cili kryhet me shpejt ne Shqiperi.

Divorci Konsensual Jashtë Shqipërisë

Nese divorci kryhet me vendim konsensual jashte Republikes se Shqiperise, eshte e rendesishme te legalizohet (te pajiset patjeter me vule apostile per vendet qe aderojne ne Konventen e Hages).
Na pyesni ne lidhje me formen e legalizimit.

Na kontaktoni për më shumë informata rreth shërbimeve